10 milionë turistë, Rama: Edhe në dhjetor nuk ndalet fluksi i pushuesve

Numri i pushuesve në Shqipëri po shkon në mbi 10 milionë.

Kryeministri Edi Rama shprehet se edhe në këto ditë të fundit të dhjetorit fluksi i vizitave nuk ndalet.

Nga ana tjetër Instat raporton rritje të pagave dhe stafit në këtë sektor

Sezonin turistik kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të suksesshëm edhe në stinën e vjeshtës.

Në Facebook ai shprehet se deri në nëntor vendin e vizituan 9,54 milionë të huaj.

Por edhe festat e fund vitit do të sjellin të ardhura në buxhetin e këtij sektori nga ata që duan ta shijojnë Shqipërinë edhe në dimër.

“Përveç vizitorëve besnikë nga Kosova që zënë peshën kryesore të hyrjeve turistike, duke u rikthyer disa herë brenda vitit, italianët kanë qenë surpriza e këtij viti, me 872 mijë vizitorë, Mali i Zi, Spanja, Franca e Gjermania me rritje rekord, e po ashtu Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë që vijnë nga Turqia, Kina, e vendet nordike”, shprehet rama

Fluksi në rritje i turizmit është pasuar dhe me më shumë të punësuar.

Në periudhën korrik shtator sipas instat Agjensite e udhetimit shenuan 24% me shume shitje krahasuar me nje vit me pare e shoqëruar me rritjen e fondit të pagave me 31%.

Edhe hotelet po ashtu kane regjistruar rritje me 12.9% ku kanë angazhuar më shumë staf por edhe rrogat u rritën me 22.3%.

Ndryshe nga keto sherbime qe kane shenuar rritje, e kunderta ka ndodhur me sektorin e tregtise, tranportit, magazinimit dhe postes qe kane regjistruar ulje te shitjeve me 3.4%