Mete: Ekonomia performon pozitivisht, të ardhurat rritje me 63.48 miliardë lekë
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi sot se ekonomia vazhdon të performojë pozitivisht.
Mete bëri të ditur se të ardhurat totale për 11–mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 586.38 miliardë lekë, ose 99.4 % e planit të së njëjtës periudhë.
Krahasuar me një vit më parë, sipas ministrit Mete, të ardhurat janë rritur me 63.48 miliardë lekë, ose 12.1 % më shumë.
Ndërkohë shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën njëmbëdhjetëmujore të vitit 2023, arritën në rreth 548.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95.8 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 6.8 % më i lartë, ose rreth 34.9 miliardë lekë më shumë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 11-mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 78.6 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 77.7 % të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 5, datë 18.10.2023.

