Mbrëmja gala e FSHF-së/ Shpallet formacioni më i mirë i vitit, në sulm është edhe i ndjeri Dwamena

Formacioni më i mirë i vitit në Superiore u prezantua në mbrëmjen e më të mirëve.

Tre lojtarë të Partizanit kampion, 4 futbollistë të Egnatias fituese të Kupës dhe 4 sportistë të Tiranës nënkampionë formojnë 11-shen më të mirë të vitit 2023.

Alen Sherri është përzgjedhur si portieri më i mirë, duke qenë mes tri shtyllave të formacionit të vitit.

Portieri shkodran ka qenë një nga më të dalluarit tek Egnatia në vitin 2023.

Në mbrojtje, Andi Hadroj i Partizanit dhe Florjan Përgjoni i Tiranës pozicionohen nga krahët mbrojtjes së 11-shes më të mirë të vitit, ndërkohë që në qendër të prapavijës, kapiteni i bardhebluve Filip Naidovski shoqërohet nga Renato Malota i Egnatias.

Në mesfushë, dyshes së Egnatias Albano Aleksit dhe Fernandos Medeiros i bashkohet Arinaldo Rrapaj.

Në repartin e avancuar , nuk mund të mungonte shënuesi më i mirë i sezonit të shkuar, Florent Hasani, por dhe Tedi Cara, i cili fitoi titullin me Partizanin, ndërkohë që në majën e sulmit ndodhet Raphael Dwamena, i cili udhëhoqi Egnatian drejt fitimit të Kupës së Shqipërisë.

Mbrëmja gala e FSHF-së/ Shpallet formacioni më i mirë i