Mbrëmja gala e FSHF-së, ja kush janë më të mirët e vitit

Natë emocionuese teksa në Mbrëmjën Gala të FSHF “Më të Mirët 2023” do të jepen çmimet përkatëse. Prezent janë gazetarë të ndryshëm, Presidenti i FSHF, kryeministri, apo edhe trajneri Sylvinho.

Vëmendja është te “Topi i Artë 2023”, ku kandidatë janë: Arinaldo Rrapaj, Florent Hasani dhe Bekim Balaj, sakaq për “Topin e Artë 2023” për vajza në garë janë: Valentina Troka, Ezmiralda Franja dhe Megi Doçi. Çmime të tjera që do shpërndahen janë “Talenti i Vitit 2023” dhe “Arbitri i Vitit 2023”.

Çmimet:

Talenti i vitit: Arlind Kurti

Talentja e vitit: Klaudia Borshi

Këpuca e artë: Valentina Troska

Këpuca e Artë: Florent Hasani

Trajneri i vitit: Orges Shehi

Arbitri i vitit: Enea Jorgji

Topi i Artë për femra: Megi Doçi

Topi i Arte per meshkuj: Arinaldo Rrapaj