KLGJ sqaron deklaratat e Berishës për gjyqtaren që vendosi izolimin e tij: Irena Gjoka pjesë e drejtësisë prej vitit 1993

Këshilli i Lartë Gjyqësorë ka sqaruar pretendimet e Sali Berishës për konflikt interesi të gjyqtares Irena Gjoka, që caktoi masat kufizuese ndaj ish-kryeministrit dhe dhëndrrit të tij, Jamarbër Malltëzi, për dosjen “Partizani”.

KLGj, shprehet se Gjyqtarja ka nisur detyrën në vitin 1993 dhe është shkarkuar në vitin 1996 me argumentin për paaftësi, nga KED, e kohës, kur Sali Berisha ishte president.

Por vetëm 6 muaj më pas, gjyqtarja Irena Gjoka është rikthyer në sistemin e drejtësisë, duke u emëruar në Mallakastër po nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

KLGJ sqaron deklaratat e Berishës për gjyqtaren që vendosi