Ish-sulmuesi i Interit: Ky Inter fiton titullin dhe Championsin, Lautaro unik, Inzaghi inteligjent

Interi sfidon sonte në mbrëmje Lazion në “Olimpico”.

Test i vështirë ky për skuadrën që kryeson Serie A.

Që gjithsesi do tentojë fitoren në kryeqytet për ta rritur në 4 pikë distancën me Juventusin e vendit të dytë.

Ruben Sosa ka luajtur me Lazion dhe Interin gjatë viteve ’90.

Ish-sulmuesi uruguaian, i cili me ekipin nga Milano fitoi Kupën UEFA (1994), është i mahnitur nga forma, kualiteti dhe stili i lojës së skuadrës së Simone Inzaghit.

Interi luan një futboll të shkëlqyer, dhe sivjet mund të fitojë gjithçka.

Jo vetëm titullin kampion, por edhe Champions League.

Zikaltrit treguan vlerat e tyre ndërkombëtare gjatë edicionit të kaluar.

Meritat i shkojnë mbi të gjitha Simone Inzaghit, një njeri shumë inteligjent. I cili gjithmonë luan për të fituar”.

Më pas elozhe edhe për Lautaro Martinez, golashënuesin më të mirë të këtij sezoni në Serie A me 14 gola: “Pak futbollistë ka si Lautaro”.