E thërriste “xhuxhi”, zbulohet mënyra se si Simeone u hiqte lojtarëve frikën kur kishin përballë Messin

Diego Simeone vlerësohet si një nga trajnerët më të mirë në qarkullim në futbollin botëror dhe sidomos një nga motivuesit më të mirë.

Trajneri argjentinas i Altetiko Madrid, në një kampionat ku kishte përballë yjet e Realit dhe Barcelonës, kishte gjetur një mënyrë origjinale për të bërë më pak ”të frikshëm” Lionel Mesin.

Zbulimin e ka bërë Filipe Luis, ish-futbollisti i cili i dha lamtumirën këtij sporti pak ditë më parë dhe i cili ka qenë një nga emrat më të besuar të Simeones për shumë vite.

“Kur luanim kundër Barcelonës, Simeone nuk e përmendte kurrë emrin Mesi. Ishte një mënyrë për të mos trembur lojtarët.

Nuk thoshte asnjëherë Mesi, por i referohej atij duke e thirrur “Xhuxhi”.

Leo është padyshim futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur në një fushë futbolli.

Për ta markuar, duhet të qëndrosh shumë i përqendruar. Unë kam parë praktikisht çdo ndeshje që ai ka luajtur nga vitit 2006, deri në vitin 2016. Ishte një i çmendur në fushë”, tregoi ish-mbrojtësi i Atletiiko Madrid.