Bundesliga gjermane/ Dortmundi barazon, Darmstadti i Gjasulës mundet në shtëpi. Bochum fiton ndaj Union Berlinit
Java e 15-të e Bundesligës gjermane ka nisur me ndeshje interesante.
Borusia e Dortmundit, barazimin në Champions me PSG, e ka përsëritur sot në kampionat, ku ka barazuar në shifrat 1-1 në transfertë ndaj Augsburgut.
Bokum ka shkatërruar në shifrat 3-0 Union Berlinin, një skuadër e transformuar për keq nga sezoni i shkuar.
Darmshtadi i Klaus Gjasulës është mundur në shtëpi në shifrat 1-0 nga Volfsburgu.
Mesfushori i Kombëtares ka qenë titullar në këtë takim, ku është ndëshkuar me karton të verdhë.
Heidenheim i ka dhënë leksion Mainzit, që u mund në shtëpi në shifrat 1-0. Në orën 18:30 luhet ndeshja e fundit për sonte në Bundesligë, ku Lajpcig pret Hofenheim.
Kryendeshja e kësaj jave në Bundesligë, ajo mes Bajernit dhe Shtutgardit do të luhet nesër në orën 19:30.
Ndërsa Leverkuseni nesër në orën 17:30 pret Eintrahtin e Frankfurtit.
