VIDEO/ Ylber Ramadani gjen golin e parë në Seria A me Leccen, shënon supergol nga distanca

Ylber Ramadani gjen golin e parë në Seria A.

Mesfushori i Kombëtares ka shënuar golin e fitores së Leçes ndaj Frozinones në minutën e 89-të.

Ramadani u tregua i saktë me një gjuajtje nga distanca duke mposhtur skuadrën e shqiptarëve, Çuni dhe Ibrahimoviç.

Takimi u mbyll me fitoren e Leçes në shifrat 2-1, ku goli i Ramadanit pati vlerën e tri pikëve.

Ylber Ramadani është titullar i padiskutueshëm te Leçe dhe sot u shpërblye me gol në limitet e ndeshjes.

Te Frozinone, sulmuesi i Kombëtares Marvin Çuni nuk ishte prezent në këtë ndeshje, madje 22-vjeçari nuk ishte as i grumbulluar për këtë sfidë.

Arijon Ibrahimoviç e nisi titullar ndaj Leçes dhe u zëvendësua në minutën e 77-të.

Medon Berisha nuk u preferua te Leçe në këtë takim, të cilin e ndoqi nga stoli.

Goli i Ramadanit:

https://streamin.one/v/628e2c98