ZYRTARE/ Florent Hasani largohet nga Tirana, transferohet te klubi i njohur rumun

Kategoria Superiore ka humbur një tjetër golashënues, pasi Florent Hasani e ka mbyllur kapitullin me Tiranën dhe tashmë karrierën do ta nisë në Rumani.

Sulmuesi kosovar është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshit, skuadër e cila në gjirin e saj ka edhe ish-sulmuesin e Ballkanit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani.

Rapid Bukureshti ka zyrtarizuar para disa minutash blerjen e sulmuesit të Tiranës.

Sipas njoftimit të klubit rumun, Hasani ka nënshkruar për dy vite e gjysmë.

Hasani ka shënuar 10 gola  për Tiranën në këtë sezon, ndërsa në edicionin e shkuar ai ishte golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 16 gola.

ZYRTARE/ Florent Hasani largohet nga Tirana, transferohet te klubi i njohur