Egnatia me hap kampioni, fiton ndaj Dinamos dhe shkëputet në rënditje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2023, 19:12
Egnatia ka përfituar nga hapi i gabuar i Partizanit sot për t’u shkëputur edhe më shumë nga të kuqtë në renditje, pasi ka çuar në 5 pikë diferencën ndaj tyre falë fitores 2-1 ndaj Dinamos.
Rrogozhinasit kanë dominuar sfidën e sotme, duke krijuar më shumë volum loje e raste.
Goli i Zejnullait i dha qetësinë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por ata më pas u goditën nga blutë me anë të Zabërgjës.
Megjithatë, në fund Tetova gjeti zëvendësimin e duhur me Mëllugjën i cili krijoi mundësinë e artë për Isgandarli i cili nuk gaboi, duke shënuar një gol me vlerë tre pikësh që e mban Egnatian të shkëputur në kryesim.
