Kryemadhi flet me “krisjen” me Bardhin dhe votën në kuvend për arrestimin e Berishës
Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë për gazetarin e Ora News Isa Myzyraj foli mbi “krisjen” e marrëdhënies së saj me Gazmend Bardhin, por edhe për votën e saj në kuvend për lejimin e arrestimit të Sali Berishës të cilën e kërkon SPAK.
Isa Myzyraj: Do ta votoni lejimin e arrestimit të Sali Berishës në seancë, aleatit të partisë tuaj?
Monika Kryemadhi: Me thënë të drejtën, unë jam partizane që deputetët të mos kenë fare imunitet dhe s’ka pse të vijë SPAK në parlament për të kërkuar deputetë. Për mua çdo deputetë duhet të marrë përgjegjësinë për tu përballur me drejtësinë, a besojmë ne tek kjo drejtësi? Është tjetër gjë, sepse këtë drejtësi e kemi lejuar ne ta kapë Edi Rama, sepse ne dogjëm mandate.
Isa Myzyraj: A mendoni edhe ju që SPAK është i kapur nga Edi Rama?
Monika Kryemadhi: Mund të mos jetë i kapur, por është i shantazhuar.
Isa myzyraj: Cili është raporti juaj politik me Gazmend Bardhin?
Monika Kryemadhi: Unë kam shkuar shumë mirë me Gazmend Bardhin që të jem e sinqertë në kohën kur bashkëpunonim me Z. Basha. Kam besuar gjithmonë që ishte i vërtetë në gjërat që thoshte. U zhgënjeva shumë sepse ka thënë diku se i kemi propozuar LSI-së 15 kandidatë në listë të përbashkët në 2021, gjë që nuk është e vërtetë. Ai mund të jetë gënjyer nga Basha pasi të gjithë e dimë tanimë, ne nuk e dëgjuam Ilir Merën kur tha se ai gënjen për orën, por duhet ecur përpara. Kam dyshuar se mund të ishte lojë konflikti i tij me Lulzim Bashën, uroj që të mos jetë
Isa Myzyraj: a keni më dyshime?
Monika Kryemadhi: E kam ndjekur në deklaratat e fundit, qëndrimet që ka bërë, opozitarizmi, dhe mendoj se unifikimi i opozitës është gjë e mirë për të gjithë në , dhe ai ka rolin e tij në unifikimin e opozitës.
Isa Myzyraj: Bashkë me Lulzim Bashën duhet të behet ky unifikim?
Monika Kryemadhi: Të jesh i sigurt se Lulzim Basha nuk vjen, sepse Lulzim Basha kishte shansin të behej kryeminsitër në 2021, por nuk pranoj të bëhej kryeministër dhe pranoj të ndante faturën me Edi Ramën, tha pse të firmos unë.
