Qyno: SPAK mund të më thërrasë sërish, do të ndjek pjesën ligjore për kontrollin e zyrës e shtëpisë

I ftuar në “Drejt” gazetari Elton Qyno u shpreh se pret që ta ftojnë sërish në SPAK për ta marrë në pyetje lidhur me lajmet që ka publikuar.

Ai theksoi se tashmë do të ndjekë pjesën ligjore për kontrollin e tij fizik, për kontrollin në shtëpi dhe në zyrë, si dhe sekuestrimit e materialeve.

Qyno: Nuk e di nëse do të më ftojnë sërish, por e ndjej se do të më thërrasin sërish. Unë do të ndjek pjesën ligjore për kontrollin tim fizik, për kontrollin në shtëpi dhe në zyrë. Do të kërkoj edhe përfaqësimin juridik të televizionit, sepse unë çdo gjë dhe informacion që gjej dhe e raportoje te drejtori i informacionit.