Çollaku: SPAK po sillet me Qynon si me Hamasin, pse kaq të alarmuar nga dëshmitë e Dumanit?
Në një intervistë me Ora News, gazetari Basir Çollaku u shpreh se dëshmia e Nuredin Dumanit ka rrjedhur më shumë se çdokush tjetër.
Ai shtoi se veprimet e SPAK-ut ndaj Qynos me një radikalitet veprimesh, sikur ai është ekip hetimore, edhe pse materialet nuk janë pjesë e dosjes.
Çollaku: Dëshmia e Nuredin Dumanit ka rrjedhur më shumë se çdokush tjetër. Nuk ka qenë Qyno në këtë shpërthimin fillestar. Veprimet e SPAK-ut ndaj Qynos me një radikalitet veprimesh, sikur ai është ekip hetimore, edhe pse materialet nuk janë pjesë e dosjes. Prokuroria sillet sikur kanë kapur një anëtar të Hamasit. Pse kaq të alarmuar për këtë dëshmi dhe cilët janë emrat që kanë ngritur tërë policinë dhe qeverinë në këmbë?
Gazetarët duhet të jenë përballë prokurorët për mirë, sigurisht që kur cenohet siguria kombëtare, jemi në konsideratë. Bastisja e banesë dhe vendit të punës, më duket një ekzagjerim. Duket sikur SPAK do të bëjë një shpërthim të kontrolluar të çështjes.
