Abilekaj: I turpshëm aksioni i SPAK ndaj Elton Qynos, cenim i punës së gazetarit

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, gazetari Enton Abilekaj shkruan se gazetari Elton Qyno është marrë në pyetje për publikimin e lajmeve rreth çështjes Nuredin Dumani.

Ai shton se SPAK nuk kishte asnjë arsye për ta mbajtur peng gazetarin, as për të ekzekutuar aksionin e turpshëm të ditës së mërkure ndaj gazetarit, duke i bastisur zyrën dhe shtëpinë.

Abilekaj: Fatkeqesisht SPAK-u konfirmoi se marrja ne pyetje per 11 ore, kontrolli i zyres, bastisja e shtepise dhe sekuestrimi i telefonave, kompjuterit dhe mjeteve te tjera me te cilat gazetari Elton Qyno ka kryer detyren, eshte bere per publikimin e lajmeve rreth çeshtjes Nuredin Dumani. Ka patur nje vendim te meparshem te GJKKO per mospublikimin e dosjes dhe, sipas prokuroreve, gazetari nuk e ka respektuar. Njekohesisht njoftimi zyrtar i SPAK pranon se informacionet qe publikonte Qyno, nuk i dispononte akoma. Kjo do te thote se nuk ishin pjese e dosjes, pra nuk ishin as pjese e vendimit te meparshem te GJKKO.

Pertej vendimit qe krijon precedent te rrezikshem dhe u kundershtuar atehere edhe nga organizatat nderkombetare te gazetareve, ketu kemi te bejme me tejkalim te vendimit nga SPAK, sepse informacionet nuk ishin pjese e dosjes. Ne keto kushte gazetari ka dhene kontribut per Dosjen, nderkohe qe hetuesit e BKH dhe SPAK, prej te pakten 6 muajsh nuk kane bere asgje. Per kete kontribut gazetari behet viktime e represionit, jo nga kriminelet e prekur, por nga Drejtesia, nga perfituesit. Ashtu siç pritej, SPAK nuk kishte asnje arsye per ta mbajtur peng gazetarin, as per te ekzrkutuar aksionin e turpshem te dites se merkure ndaj gazetarit, duke i bastisur zyren dhe shtepine. Ne vend te shtetit ligjor ofron shtetin represiv, ne vend te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, ofron luften kunder transparences. Kjo eshte nje ngjarje alarmante per te drejtat e njeriut dhe skandaloze per cenimin e punes se gazetarit. Eshte nje ngjarje qe kerkon reagimin e menjehershem te organizatave nderkombetare te gazetareve ndaj nje institucioni te pakontrollueshem ne nderhyrjen tek pushteti i medias, por i keqperdorshem kur hyn tek pushteti ekzekutiv.