Qyno: SPAK më kontrolloi shtëpinë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes, morën materialet

I ftuar në “Drejt” gazetari Elton Qyno u shpreh se kontrolli në shtëpi është bërë nën praninë e fëmijëve dhe bashkëshortes.

Qyno: Kontrolli në shtëpi është bërë nën praninë e fëmijëve dhe bashkëshortes sepse ishte një orar kur ajo u kthye nga puna. Nga ana tjetër vijmë në Ora News dhe më sekuestrojnë kompjuterin e Ora News. Nuk e kuptova pse duhej bërë e gjitha kjo, për të gjetur një material.

Në fund të ditës arritën që me pajisje të gjenin telefonat dhe sot e kësaj, të gjitha materialet e mia janë në dorë të SPAK-ut. Nuk më vjen mirë që burimet dhe bisedat me miqtë të jenë në SPAK. Ata kanë nisur një procedim penal.