Qyno: Nuk jam i kërcënuar, por i turpëruar, SPAK më ka ndaluar publikim e përgjimeve

I ftuar në “Drejt” gazetari Elton Qyno u shpreh se nuk është ndjerë i kërcënuar nga SPAK, por është ndjerë i turpëruar aty.

Qyno: Nuk jam ndjerë i kërcënuar, por i turpëruar, sepse jam një gazetar që jam futur në atë godinë për shumë vite. I njoh pjesën më të madhe të asaj godine. Dhe kur më parë kur oficerë dhe prokurorë më shoqëruar, u ndjenë vetë keq.

Shkova me mirëbesim dhe u përballa me një trysni të madhe për të marrë diçka. Është rast klasik që po shkove atje duhet të heqësh të gjitha që ke me vete dhe të japësh deklarim. Ka qenë një planifikim. Do të vijë një ditë që ato biseda do të dalin në publik. Unë kam firmosur një urdhër ndalimi publikimi dhe jam subjekt tashmë. Për publikimin e këtyre bisedave në SKY. Janë shumë biseda.