Avokati: 6 persona kanë dijeni për dosjen, pse SPAK nuk i heton këta për rrjedhjen e informacionit, por merret me gazetarin?
Avokati Isuf Shehu ftuar në emisionin "Drejt" në "Ora Neës" teksa komentoi rastin e paprecedentë të gazetarit të “Ora Neës” Elton Qyno, i cili për më shumë se 15 orë u mor në pyetje dhe iu bë presion për të treguar burimet e lajmeve që ai raporton, dhe jo “tradhtarët” brenda radhëve të saj, theksoi se janë 6 persona që kanë dijeni për hetimin sekret, pse SPAK nuk heton ata, pro merret me mediat dhe gazetarin.
“Jo për t’i bërë mbrojtjen Qynos Për cëcshtjen në fjalë të raportuar nga z. Qyno janë vetëm 6 veta që kanë dijeni.
Janë dy prokurorët e çështjes dhe 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe gjyqtari që ka dhënë vendimin, përse kërkohet te Qynoja rrjedhja e informacionit?
Pse kërkohet te media? Qynoja ka nxjerrë diçka me një procedim shumë të rëndësishëm, nuk ka nxjerrë asgjë personale ndaj personave në hetim”, u shpreh avokati Shehu.

