Aksident në Shkodër, përplasen dy makina, njëra prej tyre merr flakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2023, 17:24
Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku nga përplasja ka marrë flakë një nga makinat.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një 43 vjeçare.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Shkodër-Vau i Dejës", automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç.
Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
