''Gërdeci'', ish-ministri Bumçi dëshmon në gjyq: Nuk kam dërguar asnjë shkresë në Ministrinë e Mbrojtjes
Ish-ministri Aldo Bumçi ka dëshmuar në gjyq për çështjen e Gërdecit ku ka shpjeguar të gjithë procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.
Aldo Bumçi: Ministria e Drejtësisë kishte një drejtori kodifikimi që merrej me aktet nënligjore dhe ligjet.
Shkresat protokolloheshin dhe dërgoheshin me postë, ndonjëhere edhe me faks për të informuar sa më shpejt ministritë e tjera.
Pyetet për faksin e datës 09.03.2007
Faksi “Për Shkelzenin”
Bumçi: Nuk ka asnjë shkresë dërgur nga unë në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri vetëm firomste, më pas shkresa protokollohej dhe dërgohej drejt institucionit përkatës.
Unë nuk kam dërguar asnjëhere asnjë faks në asnjë ministri.
Mbas tragjedisë, disa muaj pas ngjarjes, u informova përmes mediave për faksin.
Me Shkëlzenin kam patur takime të rralla, kryesisht jemi takuar në fushate zgjedhore dhe kemi patur komunikim vetëm për ketë çështje, asnjëhere biseda për këtë akt, apo ndonjë akt tjetër.
Shkëlzeni nuk punonte në Ministrinë e Mbrojtes.
I pyetur nga prokurori i çështjes Klodian Braho nëse Shkelzen Berisha ka shkuar ndonjëhere ne zyrën e tij në Ministri, Bumçi e pranon duke thënë se ka shkuar dy ose me shumë herë, arsyeja ka qenë per fushatën dhe nuk me ka kërkuar asgjë në lidhje me funksionin tim si ministër.
Thonë qe shkrimi lart është shkrimi im dhe unë kam bërë kallëzim penal për dëshmi të rremë dhe për verifikim të kaligrafisë. Ajo shkresë nuk qendron, është e falsifikuar për te mbajtur gjallë një ceshtjë politike.
Prokurori i ccështjes këekoi nga Gjykata që t’i drejtohet Prokurorisë Tiranë për kallëzimin e bërë nga Bumcci.
Bumcci:Nuk jam intereduar asnjëherë për kallëzimin që kam bërë.
