“Gërdeci”, avokati i Mediut: Pyetjet për Patrik Henrin, kanë përmbajtje të pavërtetë, duhen korigjuar
Avokati i ish-ministrit Fatmir Mediu, Ardian Visha ka deklaruar para gazetarëve mbi zhvillimin e procesit gjyqësor gjatë ditës së sotme, në lidhje me Gërdecin.
Gjatë fjalës së tij ai ka treguar se sipas tij, ata që janë pyetur kanë dëshmuar disa gjëra që kanë rendësi të veçantë.
Avokati Visha ka theksuar se kanë kërkuar korrigjimin të pyetjeve ndaj shtetasit amerikan Patrik Henri, “pasi një pyetje përmbante një të pavërtetë dhe humbiste për objektivitetin”.
Avokati Ardian Visha: Në thelb ata që janë pyetur kanë dëshmuar disa gjëra që kanë rendësi të veçantë. Ka momente të rëndësishme të pyetur n lidhje me ushtarakët e lartë, në lidhje me raportet civile dhe ushtarake kur Mediu ka qenë ministër. Sikurse në seancat e fundit po dëshmohet disiplina e plotë e urdhrave që ka firmosur ministri. Për sa i përket pyetjeve të nisura në Amerikë në drejtim të zotit Patrik Henrit, ne kishim vërejtje vetëm për një pyetje dhe kërkuam korrigjimin pasi përmbante një të pavërtetë dhe humbiste për ne objektivitetin.

