Balliu: Basha s’ka dashur as të jetë kryeministër, ishte kloun i shitur, tani me opozitën ka një alternativë

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokatja Alesia Balliu u shpreh se sa ka qenë Basha në opozitë nuk e ka dashur ndryshimin, as të jetë kurrë kryeministër.

Balliu: Sa ka qenë Basha në opozitë nuk e ka dashur ndryshimin, as të jetë kurrë kryeministër. Populli shqiptar ka pasur një alternativë që ka qenë qeveria aktuale sepse Basha ishte bashkë me të. Tani populli do ndryshmin, nuk ka rendësi Rama apo Berisha, por me individë që kanë vlera dhe parime.

Duan që këtë vend të mos e drejtojë krimi i organizuar dhe të ndikojë në zgjedhje, drejtësi dhe në punësimet e administratës. Prandaj ky popull e do ndryshimin dhe ka ankesa çdo ditë, ndaj pagave dhe pensioneve. Në demokraci ka alternativa. Luli ishte kloun dhe shiti partinë për interesa personale.