Çollaku: Rithemelimi të formojë një grup në Kuvend, s’jemi kundër, por duan t’i imponohen PD-së

Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se Rithemelimi të regjistrojë një grup parlamentar në kuvend.

Çollaku: Rithemelimi të regjistrojë një grup parlamentar në kuvend dhe me shumë gjasa sikurse janë sot meqë kanë më shumë deputetë, kanë të drejtën të marrin privilegjet që u ofron grupi më i madh parlament në kuvend dhe ne nuk kemi kundërshtim.

Nuk e bëjnë këtë sepse kërkojnë që të imponojnë përfaqësimin e PD-së gjë të cilën nuk e pranojmë, sepse nuk mund të pranojmë që të përfaqësohemi nga dikush që nuk është anëtar i PD-së dhe t’i bëjmë Ramës dhe Nikollës presin se kush është kryetar grupi dhe kryetar i PD-së.