Çollaku: Situata nuk është e lehtë, nuk është parë kuvendi kështu, nuk përkthehet në popull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2023, 21:26
Në “Drejt” nga Luan Rama, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se nuk dorëzohet përballë situatës në kuvend dhe theksoi se ka shpresë.
Çollaku: Nuk hyj te pesimistët e dorëzuar. Mendoj se ka dalje dhe nuk janë të lehtë. Kanë ndodhur ngjarje më të rëndë në vendin tonë dhe këto skena në parlament nuk janë parë, është vrarë një deputet dhe është protestuar, ka pasur 97 dhe nuk është vepruar kështu.
Unë e ndjej se kjo nuk përkthehet në një tension në shoqëri. Është e pamundur që të replikohet kauza dhe veprimi i Vetëvendosjes në Kosovë, ata kishin një histori dhe një rezistencë. Ne kemi një mospërputhje shumë të madhe në vendin tonë. Ka një ftohje mes asaj që ndodh në kuvend dhe asaj që ndodh ne shoqëri.
