Kinematografia në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur

Regjisori i njohur amerikan, Elliot Erwitt, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur agjencia "Magnum", pasi Erwitt kishte qenë anëtarë që nga viti 1953 dhe president për tre vjet në vitet 1960.

"Erwitt ndërroi jetë  i qetë në shtëpi, i rrethuar nga familja e tij", thuhej në deklaratë.

Kujtojmë se Eliot Erwitt ka kapur momente të rëndësishme, duke përfshirë grindjen famëkeqe të vitit 1959 midis nënpresidentit të atëhershëm të SHBA Richard Nixon dhe kryeministrit sovjetik Nikita Hrushov. Në vitin 2017, në 100 vjetorin e Revolucionit të Tetorit të Rusisë, ai foli për “BBC” se si ishte të shihje dy liderë botërorë në mosmarrëveshje gjatë Luftës së Ftohtë. "Ata ishin mbresëlënës, ata po luanin për audiencën e tyre", tha ai për momentin.

Erwitt ishte i njohur për fotografitë e tij bardh e zi të rrugëve të qytetit, si dhe fotografitë e figurave publike, duke përfshirë presidentin e SHBA-së John. F. Kennedy, nga aktoret Marlene Dietrich, Marilyn Monroe dhe Arnold Schëarzenegger.

Në vitin 1960, në moshën 32-vjeçare, ai regjistroi filmime promovuese për vesternin klasik The Misfits me Marilyn Monroe, Montgomery Clift dhe Clark Gable. Qasja e tij humanitare ndaj raportimit i ka dhënë atij mundësinë për të punuar për revista me ndikim amerikan, si dhe botime ndërkombëtare dhe organizata turistike.

"Është e vështirë të mbivlerësohet ndikimi që Elliott Erwitt ka pasur në Magnum dhe botën e fotografisë. Imazhet e tij kanë ndihmuar në ndërtimin e të kuptuarit tonë të përgjithshëm se kush jemi ne si shoqëri dhe si njerëz, dhe kanë frymëzuar breza fotografësh pavarësisht ndryshimeve në industri dhe tendencat", shkroi presidentja aktuale e agjencisë, Christina de Mindel.

"Kombinimi i qasjes së tij të rastësishme dhe humoristike ndaj fotografisë dhe përkushtimit të tij obsesiv e bënë atë një artist unik që fatkeqësisht e humbëm sot", shtoi de Mindel, sipas "CNN".

Kinematografia në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur