Bëri publike mesazhet +18 të Harrisit me Irisin, Amadea do të hidhet në gjyq

Mbrëmjen e djeshme, ish-konkurrentja e spektaklit të dashurisë "Love Island",  Amadea, konfirmoi ndarjen nga Harrisi, nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social "Instagram".

Mirëpo ajo gjithashtu bëri të ditur se arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e Harisit, duke publikuar edhe mesazhet e këtij të fundit me një tjetër ish konkurrente të "Love Island", Irisin.

"Më lër të të lëpij", i shkruante Harrisi në një nga fotot Irisit.

Lidhur me këto biseda të bëra publike nga Amadea, ka ardhur dhe reagimi i Irisit.

Kjo e fundit ka bërë një postim në rrjetin social "Instagrm", ku ndër të tjera tregon se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Amadeas, shkak publikimi i identitetit të saj pa leje.

"Mirëmbrëma të gjithëve! Sapo është bërë një gjë shumë e rëndë nga persona qe s'do mendoja kurrë të bënin një gjë të tillë, por kuptoj se kur ke të bësh me njerëz që merren me jetën e të tjerëve (duke nisur nga vjedhja e kodeve te instagramit etj etj. sic e kan percaktuar dhe brenda programit të "Love Island Albania", këto gjëra ndodhin!) Është publikuar një bisedë ku Haris më përgjigjet mua në një story por duke bërë një batutë duke parë se fotoja është me gjuhë jashtë (duke imituar unë imazhin ne sfond).

Gjëja që ka më shumë rëndësi për mua është fakti se fotoja është hedhur pa lejen time dhe kjo gjë është shumë gjë e rëndë pasi për këto gjëra mund të kalosh në legale (gjë që do e bëj!) sepse ka të bëj me imazhin tim Edhe nuk mund ta toleroj. Ndonjë herë shumë njerëz nuk kuptojnë rëndësinë e gjërave që bëjnë nga inatet e tyre. Do i ftoja të reagonin me më gjakftohtësi edhe pa impulsivitet,

Unë do vazhdoj të marr përmasa për këtë gjë që është bërë pa lejen time edhe dua të bëj të ditur që unë  nuk kam pikë lidhje me gjërat që po ndodhin midis Amadeas Edhe Harisit!! Nuk do jap më shpjegime në lidhje me këtë temë pasi ja u shpreha vendimet e e mia Peace and love!”, përfundon kështu Irisi reagimin e saj.

Bëri publike mesazhet +18 të Harrisit me Irisin, Amadea do të