VIDEO/ Kalojnë momente intime në shtrat, Lumbardhi rrëfen mendimin e tij për të kaluarën e Albyt

Një histori dashurie duket se po lind mes dy banorëve të spektaklit televiziv “BBVK2”, ish-futbollistit Lumbardh Salihu, dhe Alby.

Së fundmi, dyshja janë parë në momente intime së bashku, teksa të shtrirë në shtratin e dhomës së gjumit shkëmbejnë ledhatime.

Ndërkohë gjatë darkës së të nominuarve ku të pranishëm kanë qenë të gjithë banorët, ish-futbollisti u përball me një pyetje nga publiku.

"Nëse do të fillosh të kesh ndjenja për Albyn, a do të pengonte e kaluara e saj që të krijosh lidhje?", ka qenë pyetja drejtuar atij.

"I vlerësoj njerëzit që kanë pasur një të kaluar të jashtëzakonshme dhe guxim për të bërë revolucion, është e drejta e secilës femër për të bërë diçka. Ne si meshkuj nuk kemi të drejtë t'i paragjykojmë. E kaluara kurrë nuk ka për të pasur vlerë për mua, ajo e ka ushqyer familjen e vet me atë punë", tha Lumbardhi.