“Brush priming”, teknika e grimit që po ‘përçan’ Tik Tok-un
Katie Jane Hughes është grimierja e vajzave të njohura si Hailey Bieber, Ashley Graham dhe Rosie Huntington-Whiteley ndaj këshillat e saj janë të vyera në komunitetin e të apasionuarve pas makijazhit.
Në videon e saj më të fundit në Tik Tok, Hughes iu shpjegon ndjekësve që të “përgatisin” furçën e makijazhit përpara se të aplikojnë fondatinën, një teknikë që e ka bërë grimieren të spikasë.
Për të shmangur problemet gjatë përzierjes së produkteve, ajo këshillon që të merrni fondatinën tuaj (të lëngshme ose kremoze), të hidhni një sasi në dorë dhe të lyeni mirë fijet e çdo furce. Kjo teknikë (brush priming), funksionon edhe për produktet pluhur.
Hughes thotë se teknika funksionon me një fondatinë ngjyra e së cilës mund të mos jetë e përshtatshme për tonin e lëkurës si në rastet kur mund të jetë 1-2 nuanca më e errët.
Videoja duket paksa e çuditshme, por në momentin që Hughes aplikon produktin në fytyrë, rezultati duket fantastik. Lëkura duket më e lëmuar, e njëtrajtshme dhe me shkëlqim natyral.
Komentet e njerëzve ndahen në pro dhe kundër sepse disa shprehen se hedhja e produktit në dorë është shpërdorim, por të tjerë e kanë përdorur si teknikë dhe kanë mbetur të kënaqur.
