VIDEO/ "A do një mikrofon?" Linda i kthehet keq Lumbardhit: Ke dashur të ma fusësh gishtin në ...
Kjo javë në shtëpinë e spektaklit televiziv, "BBVK2", do të mbahet mend për debatet e përplasjet e forta mes banorëve.
Mbrëmjen e djeshme, ata janë mbledhur në një tavolinë të përbashkët, në oborrin e shtëpisë dhe u vunë përballë pyetjeve të publikut që u shfaqën në një monitor të madh.
Pyetjet disi provokuese kanë shkaktuar debat dhe pak rrëmujë mes banorëve, mes të cilëve përmendim Ganiun dhe Lumbardhin, të cilët sollën në vëmendje përplasjen e disa ditëve më parë, që degradoi në ofendime nga ana e Ganiut.
Lumbardhi nga ana tjetër, pati një debat edhe me Lindën, ku kjo e fundit e akuzoi se ai e ka ngacmuar seksualisht, deklarata të cilat banorja i ka përsëritur disa herë dhe janë bërë objekt diskutimi.
"Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua “ma lëpij gishtin”? Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit, duke mos hezituar të mbrojë hapësirën e saj personale.
