Dua Lipa zyrtarisht ambasadore e markës "Porsche", flitet për shifra marramendëse
Kompania e makinave “Porsche” dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, janë gati për të bashkëpunuar me njëra-tjetrën.
Lajmi është bërë i ditur në faqet e tyre zyrtare, në rrjetin social "Instagram", ku Dua shihet pas timonit të Porsche-eve klasike dhe moderne, si legjenda "911" dhe "Taycan futuristik" tërësisht elektrik.
"Zhytuni fillimisht në botën e porsche, mbajini sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen...", shkruhet në postimin e përbashkët që ata kanë bërë.
Ky bashkëpunim i Duas, duket se ka gëzuar të gjithë ndjekësit e këngëtares.
Artistja duket se po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime "Grammy" duke përfshirë këngën e vitit për "Dance The Night”.
Pas turneut të saj të suksesshëm "Future Nostalgia 2022", ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.
