Moti i keq, APD: Pezullohet lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas

Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike për dy ditën në vijim, pritet përkeqësim i motit.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në këto kushte, kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se mbrëmjen e sotme nuk do të ketë nisje të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali) dhe anasjelltas.

Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona, do të vijojë normalisht lundrimin sipas parashikimit.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e mjeteve të vogla lundruese të akostuara në kalatat portuale të Portit të Durrësit.