I shkaktuan shteti 1.2 mln euro dëm, prokuroria çon për gjykim tre të akuzuarit, Gjokutaj, Ruli dhe Thana
Kompensimi dy herë i një magazine me një dëm prej 1.2 milionë euro në buxhetin e shtetit do kalojë në gjykim të shkurtuar. Në seancën e parë u pranua pushimi i çështjes për drejtorin juridik të ministrisë së financave dhe kalimin në proces të zakonshëm për ish sekretarin e përgjithshëm
Gjykata e Tiranës ka nisur gjykimin për kompensimin dy herë të një magazine në tiranë duke i shkaktuar një dëm buxhetit prej 1.2 milionë eurosh.
Nën akuzë ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj ka kërkuar ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm, çka u pranua nga togat e zeza.
Prej arrestimit në janar ndaj t’ju u ndryshua tre herë masa e sigurisë nga arrest me burg në izolim në shtëpi e në përfundim detyrim paraqitje.
ndërsa dy të tjerët, përkatësisht përmbaruesi Alban Ruli dhe përfituesin e shumës Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila u pranua.
Në seancë çështja u pushua ndaj drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha.
Arrestimet erdhën pas hetimeve ndaj shtetasit Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim. Magazina që ai pretendonte rezulton se iu kompensua në vlerë monetare, pasi objekti iu kthye ish pronarëve.
Por në vitin 2021-shin, kërkoi sërish kompensim. Pas rivlerësimit të pasurisë me vlerën e tregut ajo preku shumën në vlerën 1.2 milionë euro.
Me paraqitjen e dokumenteve në ministrinë e financave nisi dhe transferimi i parave. Ndërsa prokuroria e Tiranës ndërhyri duke zbuluar ngjarjen dhe duke akuzuar të katër personat.
