Vrau për kanalin e ujërave të zeza, 70-vjeçari i penduar në polici: Nuk doja të ndodhte kështu, ishte çasti

Një ditë pasi vrau me 4 plumba komshiun e tij 70 vjeçari Maliq Marku shfaqet i penduar. Pas kthimit nga Anglia ai ishte përfshirë në konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza, të cilët fqinjët i kishin thënë se e kishin bërë me paratë e tyre. për ndërhyrjen edhe ujësjellësi kishte vendosur piketat.

Të enjten në derën e banesës së 70 vjeçarit Maliq Markut kanë shkuar për tu sqaruar dy fqinjët e Shefqet Hasa dhe Besim Keqa, të cilët më herët kishin investuar privatisht për kanalizimin.

Por përplasjet sollën shkrepjen e armës. me 4 plumba mbeti viktimë 55 vjeçari Hasa dhe I plagosur me dy plumba në këmbë shtetasi Keqa.

Në polici autori ka pranuar autorësinë duke treguar se ka qenë në Angli kur ishte realizuar investimi prej vetë lagjes shton se kishte vendosur të bënte disa rregullime ndër to dhe kanalizimi i ujërave të zeza.

Vetë ujësjellësi sipas piketimeve kishte nisur projektin por fqinjët kanë kundërshtuar. Në dëshminë pak orë pasi kreu vrasjen shprehet i penduar.

Nuk doja të ndodhte kështu, ishte konflikt çasti, nuk durova mora armën dhe qëllova.

Pas veprimit fatal policinë e ka pritur në banesë. Në deklaratën për mediet blutë janë shprehur se nuk ka pasur të dhëna për konflikte të mëparshme.

Por banorë të lagjes shtojnë se debatet kanë zgjatur në kohë.

Vrau për kanalin e ujërave të zeza, 70-vjeçari i penduar