Mbyllen hetimet për 500 kg kokainë, 1 vit më parë u arrestua ish kryekomunari Çervanaku e 10 të tjerë
SPAK ka zbardhur rolin e 11 personave të ndaluar në Frakull të Fierit me 485 kilogram kokainë. Mes të ndaluarve janë dhe ish kryekomunari Viktor Cervanaku. Operacioni I ndjekur nga DEA një vit më parë zbuloi se droga u nis nga Kolumbia e fshehur në 600 thasë të deklaruar se kishin pleh kimik
SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen ndaj ish kryekomunarit Viktor Çervanaku dhe 10 personave ë tjerë që iu kap 485 kilogram kokainë të fshehur mes thasëve që mbanin pleh kimik.
Pas operacionit të zhvilluar në Frakull të fierit më 25 nëntor të vitit të shkuar prokurorët kanë zhvilluar hetimet mbi çështjen, si dhe kanë marrë në analizë përgjimet e realizuara mes grupit.
Në dosje thuhet se lënda narkotike u nis nga Kolumbia e prej aty edhe tre ekspertë të ndarjes së saj. Prej tyre është shpallur në kërkim Zaimir Rodrigues i cili arriti në atë kohë ti shpëtojë prangave.
Fillimisht u ndalua Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zeneli, djali Denilson dhe e fejuara e këtij të fundit Enxhi Ferhati.
Vetëm pak ditë më vonë në pranga u vu Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Dyshohet se me pleh kimik ku edhe fshihej kokaina u ngarkua në muajin maj në një kontejner në Kolumbi dhe ka mbërritur në muajin korrik në portin e Pireut në Greqi. Ndalesa e radhës ishte porti I Tivarit në Mal të Zi.
Mësohet se kontejneri ka kaluar në skaner por pa dhënë rezultat. Pas dyshimeve policia zhvilloi dhe kontroll fizik, e pasi konstatoi drogën nuk e ka lëvizur duke e mbajtur nën mbikëqyrje.
Prej aty përmes kamionëve sasia prej 600 thasësh u transportua në shqipëri ku u zhvendos disa herë në disa ambiente.
Në atë kohë operacioni u ndoq nga DEA e cila ka mbikëqyrur udhëtimin e lëndës narkotike deri ën ndalesën fundore në Frakull ku dhe u bënë arrestimet.
Me mbylljen e hetimeve SPAK ka zbardhur dhe rolet e secilit prej të ndaluarve dosje e cila do ti paraqitet GJKKO për gjykim.
