Drogë, armë dhe klandestinë! Goditen rrjete kriminale në 26 vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë

Rrjete kriminale të trafikut të drogës, armëve dhe klandestinët u goditën në kundër të një operacioni ndërkombëtar që u shtri në 26 vende të Evropës për fshirë Shqipërinë! Në vendin tonë u arrestuan 28 persona, ndërsa u kapën armë, municione dhe drogë.

28 persona u arrestuan në Shqipëri në kuadër të operacionit ndërkombëtar EMPACT JAD 2023,  i cili u zhvillua njëkohësisht në 26 vende të Evropës.

Rrjete e trafikimit të armëve të zjarrit, të lëndëve narkotike, të emigrantëve si dhe goditjet e rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë ishin në fokus!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se në vendin tonë operacioni u koordinua nga Drejtoria e Europol duke angazhuar 315 punonjës  të Policisë së Shtetit.

Ata kontrolluan 2648 subjekte, 1525 persona, 987 mjete, 40 pako postare dhe 92 ambiente.  U sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, 81 kg lënde narkotike canabis dhe shumë doza kokainë.

Operacioni me mbështetjen e Europol, Interpol, Eurojust, Frontex, Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare u zhvillua mes 13 dhe 18 Nëntorit!

Europol thotë se në 26 vendet evropiane në total u vunë në pranga 566 persona! 218 persona u arrestuar për trafik të qenieve njerëzore, 186 për trafikimin e drogës, 69 për trafikimin e armëve, 89 për krime të tjera.

Gjatë operacionit u sekuestruan 310 armë zjarri, municion luftarak dhe rreth 1 ton drogë (626 kg kokainë, gati 300 kg cannabis, heroinë dhe lëndë të tjera narkotike.

Europol thotë se në operacionin e përbashkët u përfshinë 22 488 agjentë që kontrolluan 288 774 objekte! Hetimet përfshinë edhe veprimtaritë kriminale ONLINE.