8 prokurorë në garë për SPAK, KLP do t'i marrë 30 minuta në pyetje, 3 do përzgjidhen

Të enjten KLP do të vendosë për tre prokurorët që do ti bashkohen strukturës së SPAK. Pas kualifikimit profesional, të tetë emrat që janë future në garë do të jenë përballë këshillit për të paraqitur platformën e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Këshilli i lartë i prokurorisë do të nisë procedurën për plotësimin e strukturës së prokurorisë së posaçme në të cilin do të jenë 20 prokurorë nga 17 që janë aktualisht.

Në garë janë Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Anita Jella, Ndini Tavani, Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi, Olsi Dado dhe Kreshnik Ajazi.

Të tetë emrat u vlerësuan nga KLP me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.

Të enjten e 7 dhjetorit pretendentët do të përballen me procedurën e intervistimit. Përmes pyetje përgjigjeve anëtarët e KLP do të krijojnë bindjen e tyre për secilin prej tyre, ku secili konkurrent do të ketë 30 minuta kohë në dispozicion

Pas kësaj këshilli do të nisë procedurën e votimit për të përzgjedhur 3 nga tetë emrat që janë future në garë.

Prokuroria e Posaçme u krijua më datë 19 Dhjetor 2019. Tetë anëtarët e parë u betuan pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Më tej vijoi procedura e përzgjedhjes së prokurorëve duke arritur në numrin 17 që janë sot.

SPAK në tagrin e vet ka luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelin e lartë. Prej asaj kohe një sërë dosjesh të nxehta kanë krijuar jo pak debate në opinionin publik

KANDIDATËT:

foto galeri