Vrasja për një kanal në Laknas/ Shefi i Komisariatit Kamëz: Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Laknasit, pranë Kamzës, pasi një i moshuar ka hapur zjarr ndaj dy fqinjëve të tij, duke vrarë njërin dhe duke plagosur tjetrin.
Shefi i Komisariatit të Policisë në Kamëz, Oliger Torba është shprehur për mediat se Marku u arrestua në banesën e tij dhe arma e krimit mbahej nga ai pa leje.
Oliger Torba: Kemi marrë njoftimin për ngjarjen kriminale dhe menjëherë kemi arrestuar autorin e ngjarjes, Maliq Marku, 70-vjeç. Autori i vrasjes u arrestua në banesën e tij. Rezulton se një person është vrarë dhe tjetri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Konflikti raportohet se ka qenë për motive të dobëta. Arma tip kallashnikov ishte pa leje dhe u kap në banesë. Bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza që ndodhet pranë banesave të personave të përfshirë në konflikt.
