Zjarr në shtëpinë e të moshuarve Fier, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikëset me emergjencë

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure shtëpinë e të moshuarve në Fieri.

Si pasojë, disa prej të moshuarve janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga zjarri.

Zjarrfikëset dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të nxjerrin të moshuarit jashtë.