Në kulmin e rinisë, ndërron jetë vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

Vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, humbi jetën në kulmin e rinisë dje, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut.

Ish-deputeti ndau lajmin e hidhur mbrëmjen e kësaj të marte, nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetin social "Facebook". Vajza e ish-deputetit, Eva Tako, e cila humbi jetën në aksident rrugor ishte vetëm 30 vjeç.

Përcjellja për në banesën e fundit për 30-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tavo. Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Në kulmin e rinisë, ndërron jetë vajza e ish-deputetit