20-vjeçarja në Korçë largohet nga banesa dhe nuk kthehet më, dyshohet se e reja...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 16:08
Një 20-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Korçë dhe nuk është kthyer më. Ka qenë e ëma e së resë që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 20-vjeçares, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq policia ka nisur punën për gjetjen e saj.
Njoftimi i policise:
Më datë 28.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja K. L., 56 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja M. L., 20 vjeçe, banuese në Korçë, e cila sipas deklarimit të 56-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e saj.
