Reshjet e dendura shkaktojnë rënie masive dherash në aksin Librazhd-Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2023, 09:10
Rënie masive dherash janë regjistruar në aksin rrugor Librazhd –Elbasan.
Si pasojë e reshjeve të dendura, rënie masive dherash ka pasur në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.
Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit ,pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave.
Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.
Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh.
Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq.
