Beqa: Ismail Qemali ishte një personalitet i madh i Perandorisë Osmane dhe një politikan reformator
Politologu, Mentor Beqa ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Beqa u shpreh se Ismail Qemali ishte një personalitet i madh në Perandorinë Osmane dhe një politikan reformator
‘’Natyrisht që shpallja e Pavarësisë është një moment që materializon një lëvizje të gjerë Kombëtare. Përshirë këtu lëvizjet që fillojnë që nga Arbëreshët, Rilindjen e madhë në qendër të Perandorisë.
Të gjitha këto rryma fillojnë gradualisht që të ndërtojnë identitetin politik shqiptar i cili kulmon pastaj me shpalljen e Pavarësisë. Natyrisht që Ismail Qemali është personaliteti më i rëndësishëm i shpalljes së Pavarësisë.
Së pari ishtë një personalitet i madh i Perandorisë Osmanë. Së dyti ishte një politikan reformator,’’ tha ndër të tjera Beqa.
