Beqiri: Ismail Qemali arriti që të transformonte Rilindjen në lëvizje politke dhe rezultati ishte arritja e Pavarësisë

Studiuesi, Evarist Beqiri ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Beqiri u shpreh se Ismail Qemali ishte ai që rilindjen arrita ta transformonte në një lëvizje politike.

‘’Ismail Qemali ishte ai që këtë rilindje ta transformonte në një lëvizje politike dhe rezultati i veprave të tij është e prekshme, pra arritja e pavarësisë. Pavarësisht se Shqipëria ngeli e copëtuar dhe kjo dihet se për cfarë arsyesh.

Dihet se pse u gjet ajo zgjidhje dhe pse doli në konferencën e Londërs e ashtuquajtuara Shqipëria Londineze, për arsye të asaj marrëveshje dhe miratimi që dhanë të gjitha fuqitë që donin të kënaqnin të gjithë.

Por kjo zgjidhje ishte e dështuar. Ismail Qemali është një personalitet që na bën nder’’, tha ndër të tjera Beqiri.