Sociologu Dervishi: Kemi 3 Nëntore që duhet t'i respektojmë, pasi pa to vështirë se do ishim si popull më vete

Sociologu, Zyhdi Dervishi ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për atmosferën e festave në Shqipëri dhe mënyrën se si i festojnë shqiptarët. Dervishi u shpreh se ne kemi 3 nëntore që kanë shënuar momente të rëndësishme në popullin shqiptar dhe se pa këto 3 nëntore vështirë se do ishim ne si popull më vete.

‘’Për të shkarkuar energjitë negative, do ishte shumë mirë. Por janë festa shumë komplekse. Në fakt ne kemi 3 nëntore, nëntori i vitit 1443 kur  u kthye në Krujë Skënderbeu.

Nëntori i dytë i vitit 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë dhe nëntori i tretë Clirimi i Shqipërisë . Janë 3 nëntorë të cilët ne duhet ti respektojmë shumë pasi janë nëntore që kanë shënuar momente të rëndësishmë në popullin shqiptar.

Pa këto 3 nëntore vështirë se do ishim ne si popull më vete, prandaj duhen festuar’’, tha ndër të tjera Devishi.