Duka: Ismail Qemali kishte të gjitha cilësitë që duheshin për një person që të mbarte përgjegjësinë e shpalljes së pavarësisë
Historiani, Ferit Duka ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Duka u shpreh se Ismail Qemali kishte të gjitha cilësitë që duheshin për një person që të mbarte përgjegjësinë e shpalljes së pavarësisë.
‘’Ismail Qemali ishte njeriu i cili personifikonte në vetvete të gjitha cilësitë që duheshin për një person i cili të mbarte përgjegjësinë e shpalljes së pavarësisë dhe të themelimit të shtetit shqiptar.
Isamil Qemali ndryshe nga rilindasit e tjerë ajo që e dallonte ishte se në vetvete kishte të gjitha cilësitë e rilindave të bashkuar.
Nëse një rilindas si Faik Konica që ishte publicist, Ismail Qemali kishte fatkin që ishte shtetar dhe që kishte dalë nga administrate Osmane. Ishte një nga pikat që njihte nga brenda administratën osmane,’’, tha ndër të tjera Duka.
