Detaje të reja nga grabitja në Kamëz, makina e autorëve erdhi nga Fushë-Kruja, kishte targa të një mjeti tjetër

Tre persona të armatosur me një automatik kanë grabitur rreth gjysmë kilogramë flori pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një automjet BMW.

Ora News ka siguruar pamjet e automjetit luksoz BMW X6, ngjyrë e bardhë, që është përdorur nga tre grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja, ndërsa besohet se autorët i janë drejtuar më pas Laknasit.

Makina dyshohet se ka ardhur nga Fushë-Kruja. Targat nuk i perkasin BMW x6 qe u përdor në ngjarje, por një automjeti tjetër tip Hyundai.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.