Flamuri ngrihet nga deti në Vlorë/ Të rinjtë sfidojnë temperaturat, mënyra e veçantë për të festuar Pavarësinë

Flamuri ngrihet nga deti, të rinjtë surf në detin e Vlorës. 

Një grup të rinjsh kanë zgjedhur që festat t'i festojnë krejt ndryshe me sporte ujore. Pavarësisht temperaturave, duket se era brenda gjirit i ndihmon për zbatimin e këtij sporti.

Fatjon Konci, Herald Kapaj, Arben Isufaj, Urim Bozaxhiu, Ersi Lilaj janë të pestë djemtë që për periudha të ndryshme e kanë ushtruar këtë sport. Përcjell adrenalinë, kënaqësi, por padyshim edhe pasion tek vetë ata.

Pranojnë se është një sport që edhe pse duket me rrezikshmëri nuk është i tillë, ndaj edhe sipas tyre duhet ushtruar nga të rinjtë. Gjiri i Vlorës sipas djemve ofron kushte ideale për ushtrimin e këtij sporti.

Kit surf në bregdetin e Vlorës. Një sport i veçantë. Por që përcjell shumë adrenalinë e kënaqësi.

Shpesh zgjedhin Durrësin për shkak të afërsisë gjeografike ndërsa këtë rradhë destinacioni i tyre Vlora edhe për festat por edhe për kushtet që ofron për këtë sport.