Spalletti: Episodi i penalltisë ishte i dyshimtë, por e merituam kualifikimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2023, 17:04
Trajneri i Italisë Luciano Spalletti në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se kombëtarja e tyre e meritoi kualifikimin.
“Nuk kemi vjedhur asgjë, por e kemi merituar kualifikimin në Kampionatin Evropian”, deklaroi Spalletti.
Ndërsa më tej, i pyetur për “penalltinë” shumë të diskutuar që iu mohua Ukrainë, trajner i Italisë, kundërshtoi vetveten.
“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë siç thonë shumë njerëz. Më vjen keq”, deklaroi ndër të tjera Luciano Spalletti.
