“Tempulli”/ Me doza kokaine të gatshme për shitje dhe përforcues grushti, pranga 28-vjeçarit në Fier

Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier në kuadër të megaoperacionit anti-drogë të koduar “Tempulli”.

I riu mbante në çantë doza kokaine me qëllim shitjen në Levan, dhe një përforcues grushti.

Dozat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me përforcuesin e grushtit që posedohej nga ky shtetas.