VIDEO/ Kualifikimi i Kombëtares në EURO 2024, shikoni festën e çmendur të ''Plisave'' në Prishtinë

Tifogrupi ''Plisat'' ka festuar në mënyrë fantastike kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në EURO 2024.

Pavarësisht se ato nuk e ndoqën ndeshjen e fundit, atë ndaj Ishujve Faroe në stadium pasi nuk kishte bileta, Plisat e kanë djegur me festime në Prishtinë.

Kënaqni sytë me pamjet e festës së Plisave në Prishtinë pas kualifikimit të Shqipërisë në EURO2024, thuhet ndër të tjera në postimin e Plisave në Facebook.

Postimi i Plisave:

Plisat dhe Prishtina jane dhe perhere do te jene zemra e shqiptarise.
Cdo here rruget e veshtira i kemi kurorzu me fitore, por kesaj radhe ishte edhe me e embel. Kenaqni syte me pamjet e festes se Plisave e te Prishtines, pas kualifikimit te Shqiperise ne Euro 2024.
Shihemi ne Gjermani!